Investitorët e huaj i tremb “luhatja” e taksave – Ibrahimaj shpalos strategjinë e re
Ndryshimi i shpeshtë i taksave në vendin tonë vijon të jetë shqetësimi kryesor i investitorëve të huaj të cilët nuk ndjehen të sigurt në investime nuk arrijnë të bëjnë plane afatgjata dhe të qëndrueshme të biznesit.
Ky shqetësim është listuar i pari në pyetësorin e publikuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) mbi klimën e biznesit në vend 2021-2022 me 36 pikë nga 100 në total. Ndërsa niveli i taksave gjatë vitit 2021 vlerësohet me 57 pikë nga 100, ku sërish shprehen pakënaqësi. Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shprehur se në këtë situatë nuk është koha e përshtatshme për ndërhyrje në taksa.
Ndërsa sa i takon ndryshimeve të shpeshta, Ibrahimaj theksoi se do të implementohet strategia afatmesme e taksave e cila do të japë një panoramë të qartë për sipërmarrjet se çfarë taksash do të ndryshojnë ndër vite.
Sa i takon sistemit të taksave, qartësia e ligjeve dhe interpertimi nga inspektorët e tatimeve të çështjeve të ndryshme si dhe marrëdhënia me administratën tatimore.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.