Irlanda synon ndalimin e reklamave për Cryptot – Banka Qendrore, apel parlamentit: Mbroni të rinjtë!
Guvernatori i bankës qendrore të Irlandës i kërki parlamentit të vendit që të ndalojë reklamimin e aseteve të kriptove që synojnë të rinjtë, duke e krahasuar kripto-n me një skemë Ponzi, që nuk lidhet me asnjë aktiv themelor.
Një kritik prej kohësh i aseteve kripto, Gabriel Makhlouf tha se në një kohë që ato paraqesin rrezik minimal për stabilitetin financiar për momentin, rregullatori irlandez ishte shumë i shqetësuar për ndikimin tek klientët me pakicë. Sipas tij ka një numër të konsiderueshëm të rinjsh që kanë investuar paratë e tyre në kripto dhe ka një nivel të pakëndshëm reklamimi që synon atë grup.
Ai theksoi se Crypto pa mbështetje është në thelb një skemë Ponzi. Njerëzit që investojnë paratë e tyre në kripto të pambështetura – dhe shumica e stokut të konsiderueshëm të kriptove atje janë të pambështetura – në thelb janë duke luajtur bixhoz.
Makhlouf, një anëtar i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, tha se rregulloret e miratuara së fundmi të BE-së do të ofrojnë “parmakë mbrojtës” shumë të nevojshëm për monedhat e qëndrueshme – një lloj kriptosh i krijuar për të mbajtur një vlerë të qëndrueshme – por që ka të ngjarë të nevojiten më shumë rregulla në të ardhmen.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.