Italia ‘gjen’ gaz të ri në Mesdheun lindor – Zbulimi i rëndësishëm u bë në brigjet e Egjiptit ‘Nargis 1’
Kompania energjetike italiane – ENI – konfirmoi një zbulim të ri të rëndësishëm gazi pranë brigjeve të Egjiptit. Zbulimi nga gjiganti italian u bë në pusin e eksplorimit Nargis-1, në koncesionin «Nargis Offshore Area», në Mesdheun lindor, në brigjet e Egjiptit. Pusi Nargis-1, i shpuar në një thellësi prej 309 metra në ujë nga anija shpuese ‘Stena Forth’ ndeshi afërsisht 61 metra sipërfaqe ranore të Miocenit dhe Oligocenit që përmbajnë gaz.
Zbulimi mund të zhvillohet dhe më shumë duke shfrytëzuar afërsinë me infrastrukturat ekzistuese të Eni. Nargis-1 konfirmoi efektivitetin e strategjisë së Eni – t me fokus në det të hapur egjiptian, të cilin kompania do ta zhvillojë më tej falë çmimit të fundit të blloqeve të eksplorimit North Rafah, North El Fayrouz etj. Koncesioni «Nargis Offshore Area» ka një shtrirje prej rreth 445 mijë hektarësh – 1.800 kilometra katrorë.
Eni ka qenë e pranishme në Egjipt që nga viti 1954, ku operon përmes filialit të saj IEOC. Kompania është aktualisht prodhuesi kryesor i vendit me një prodhim hidrokarburesh prej rreth 350 mijë fuçi nafte në ditë. Eni është e angazhuar në një sërë iniciativash që synojnë dekarbonizimin e sektorit energjetik egjiptian, duke përfshirë zhvillimin e impianteve CCS, impiantet e energjisë së rinovueshme, agro-lëndët e para për biorafinimin dhe të tjera.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.