Italia jep 30 milionë euro për emergjencat e Shqipërisë – Peleshi shpjegon se si do të përdoren paratë
Ngritja e një sistemi për mbrojtjen civile është marrveshja ndërqeveritare me Italinë e miratuar këtë të hënë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa theksoi se nga kredia prej 30 milionë eurosh do të financohen qendrat e mbrojtjes civile, sallat operacionale, blerja e mjeteve zjarrfikëse dhe dy mjete ajrore.
Kjo marrëveshje pritet të ratifikohet në janar nga parlamenti shqiptar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.