Italia shënon inflacion rekord prej 8% – Konsiderohet si niveli më i lartë që nga viti 1986
Inflacioni në Itali vijon të rritet si pasojë e cmimeve gjithnjë e më të larta të energjisë elektrike për shkak të konfliktit në Ukrainë, duke shënuar një nivel përtej pritshmërive. Një nivel rekord që nga janari i 1986-ës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Istat, rritja në një muaj ka qenë 1.2% ndërsa në vit 8%, ndërsa pritshmëritë ishin respektivisht 0.6% dhe 7.4%.
Në muajin maj, indeksi regjistroi një nivel mujor prej 0.8%, kundrejt një rritjeje vjetore prej 6.8%.
Në një sfond të tensionuar për sa i përket inflacionit, rritja e çmimeve të mallrave të energjisë shkoi nga + 42.6% në vit në maj në + 48.7%.
Prandaj, “inflacioni bazë”, pa energji dhe ushqime të freskëta, përshpejtohet nga + 3.2% në + 3.8% dhe ai neto vetëm i mallrave të energjisë nga + 3.6% në +4, 2%. Të dy në nivelin më të lartë që nga vera e vitit 1996.
Në të njëjtën kohë, rritja e shpejtë e çmimit të ushqimeve, të përpunuara dhe të papërpunuara, shtyn rritjen edhe më të lartë të të ashtuquajturës “shporta e blerjes”: + 8.3%, asnjëherë kaq i lartë që nga janari 1986, kur ishte +8.6%.
Inflacioni i regjistruar për vitin 2022 është i barabartë me + 6.4% për indeksin e përgjithshëm dhe + 2.9% për komponentin bazë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.