Italia vuan mungesën e fuqisë punëtore – Situata e krijuar i kushton vendit 15 miliardë dollarë
Rënia e fuqisë punëtore tashmë është kthyer në një fenomen kronik në Itali, kostoja e të cilit – për shkak të dinamikave të tregut të punës – po i kushton vendit 15 miliardë dollarë.
Aktualisht, në Itali jetojnë rreth 6.4 milionë emigrantë, 10% e popullsisë totale të vendit. Dhe nëse aktualisht më shumë se gjysma e popullsisë italiane është në moshë për punë – 15 deri në 64 vjec- brenda vitit 2050 – për shkak të dinamikave të krijuara – shifrat mund të ulen në mënyrë dramatike. Që në fund të këtij viti parashikohet një rënie e popullsisë në moshë pune me rreth 7% dhe në vitin 2050 kjo përqindje do të jetë 28%. Duke marrë në konsideratë se mungesa e fuqisë punëtore i kushton Italisë rreth 15 miliard dollarë cdo vit, talentet që vijnë nga vendet e tjera mund të jenë një burim i cmuar dhe për ekonominë e vendit.
Më shumë se 280 milionë persona, ose 3.6% e popullsisë botërore, jetojnë në vende të tjera, jo aty ku kanë lindur. Destinacioni kryesor, në 50 vitet e fundit, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës: në vitin 2020 vendi regjistroi më shumë se 50 milion emigrantë në territorin e tij; më pas vjen Gjermania me 16 milionë dhe Arabia Saudite me 13 milionë. Nga këta rreth 169 milionë ishin punëtorë, nga të cilët 70 milionë gra.
Mungesa e fuqisë punëtore kushtoi më shumë se 1.3 trilion dollarë në 2022-shin në nivel global, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në mesin e vitit 2022. Megjithatë, duke parë 30 ekonomitë më të mëdha në botë, 30 milionë vende pune janë të lira. Prandaj, do të nevojiten paga më të larta, automatizimi, arsimimi dhe rikualifikimi për të zgjidhur problemin. Por, përmbledhja e faktorëve që po ndodhin sugjeron që kompanitë do të duhet të marrin në konsideratë edhe migrimin.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.