Italianët dhe “gjuetia” e ofertave – Mes inflacionit dhe pagave të ulta presin gjithnjë uljet!
Inflacioni që po përfshin të gjitha kategoritë e produkteve, kushtëzon rëndshëm zakonet e konsumatorëve italianë të cilët përballen dhe me pagat e ulëta në një moment që ekonomia ngadalëson ritmin, dhe vjeshta premton një rritje të mëtejshme të cmimeve.
Sipas të dhënave të fundit, një numër në rritje familjesh italiane presin uljen e cmimeve për të blerë, kjo dhe për shkak të pagave që nuk lëvizin dhe cmimeve në rritje.
Inlfacioni teorik ecën me ritme të shpejta por duket gjithnjë e më e konsoliduar tendenca që ndryshimi real i cmimeve të mbetet nën pragun e atij teorik, me shtrenjtimin e jetesës, modifikohet thellë dhe sjellja e konsumatorëve. Dhe nëse në tremujorin e parë të vitit konsumi i gjerë shënoi një rënie të qartë, efekti i festës së Pashkëve – plus 8% në muajin prill – kontribuon në bilancin pozitiv përfundimtar të katër mujorit me një +1%.
Nga ana tjetër sipas analistëve ekonomikë, inflacioni i fortë është shoqëruar dhe me më shumë ulje, ku sektori i produkteve me super ulje ka fituar një pikë më shumë në krahasim me vitin 2019 duke iu afruar 20% të vlerës, ndërsa mbetet e palëvizur dhe e qëndrueshme kategoria e supermarketeve , në 38.3%.
Analistët këshillojnë se në një situatë të tillë, protagonistët e sektorit dhe institucionet duhet të bashkëpunojnë si një skuadër duke aktivizuar strategji të reja për t’u përballur me skenarin aktual dhe për të mbështetur shpenzimet e konsumatorëve italianë. Por situata aktuale ka transformuar dhe mënyrën e të ushqyerit, pasi gjithnjë e më shumë njerëz janë në kërkim të produkteve sa më të lira.
Në këtë skenar, me shndërrimin e inflacionit në një element strukturor të tregut, i shoqëruar nga recesioni i lidhur me evolucionin e pandemisë dhe luftës, tendencat e tregut të shpërndarjes në shkallë të gjerë janë të vështira për t’u identifikuar, edhe sepse në një kuadër kaq kompleks, variacionet më të vogla mund të kenë një ndikim të rëndë. Humbja e fuqisë blerëse është e vetmja siguri në një skenar që premton të jetë gjithnjë e më kompleks.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.