Ja ku po përshpejtohet inflacioni në mbarë botën!
Pas kolapsit për shkak të pandemisë, çmimet janë rikthyer në rritje pothuajse në të gjithë botën, duke arritur majat rekord: vëren një raport nga Qendra Kërkimore Pew, bazuar në të dhënat e mbledhura nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që shpjegon se si inflacioni në përgjithësi ndoqi një prirje rritëse, duke u kolapsuar gjatë muajve të parë të 2020 në fillim të pandemisë dhe më pas filloi të rritet në fillim të vitit 2021, kur bota po përpiqej të kthehej në normalitet.
Analiza tregon se, nga 44 ekonomi të përparuara, 37 kanë të paktën dyfishuar normën e inflacionit në tremujorin e parë të 2022 krahasuar me fillimin e 2020. Në 16 vende norma e inflacionit është të paktën katërfishuar: një prej tyre është Italia, ku inflacioni u rrit gati njëzet herë krahasuar me vitin 2020, nga 0.29% në 5.67%. Para Italisë janë Izraeli, në krye të renditjes me një rritje mbi njëzet e pesë herë krahasuar me dy vjet më parë (nga 0,13% në 3,36%) dhe Greqia, e cila u rrit nga 0,36% në 2020. 7,44% në 2022.
Por rekordi absolut i përket Turqisë, ku në tremujorin e parë të 2022, pas vendimeve të dyshimta në fund të vitit 2021 për politikën ekonomike të kryeministrit Erdogan, norma e inflacionit arriti në 55%.
Nëse tendenca e përgjithshme ka qenë fillimisht në rënie, me shpërthimin e pandemisë, e më pas në rritje, ka disa vende ku norma e inflacionit ka ndjekur një prirje krejtësisht të ndryshme, ndonjëherë edhe të kundërta. Ky është rasti në Rusi, ku normat e inflacionit u rritën gjatë pandemisë dhe më pas u ngritën në qiell me fillimin e luftës në Ukrainë. Në Indonezi, nga ana tjetër, pas një rënieje para pandemisë, norma e inflacionit mbeti shumë e ulët.
Japonia gjithashtu vazhdon të luftojë me problemin e vjetër të inflacionit shumë të ulët: pas një rritjeje gjatë pandemisë, shkalla e inflacionit ra përsëri në fund të vitit 2021. Tani po rritet përsëri dhe qëndron në 2,6% – në çdo rast shumë nën mesataren botërore (e cila vlerësohet të rritet në 7.5% deri në fund të vitit).
Prandaj duket se jemi vetëm në fillim dhe se kostoja e jetesës do të vazhdojë të rritet: sipas një raporti të ndërmjetëm të OECD-së, në shumicën e vendeve të analizuara në prill, normat e inflacionit ishin më të larta se në mars, dhe trendi rritës do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2022.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.