Japonia krijon qeset plastike për larjen e rrobave si në lavatriçe!
Nëse po kërkoni mënyrën më të lehtë për të larë rrobat në lëvizje, kjo qese plastike me zinxhir mund të jetë përgjigjja për nevojat tuaja.
E krijuar nga kompania japoneze Kao, qesja plastike Attack Zero është një qese 5 litra me zinxhir që u lejon pronarëve të saj të lajnë rrobat e tyre pothuajse në çdo kohë dhe kudo.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të hapni zinxhirin, të vendosni rrobat tuaja të ndotura brenda së bashku me një sasi të vogël detergjenti (që përfshihet në paketim) dhe ta mbushni me ujë.
Më pas mbylleni zinxhirin, shkundni çantën Attack Zero dhe më pas fërkojeni butësisht çantën sikur po i lani rrobat me dorë.
Në fund, hiqni valvulën e vogël në anë të qeses dhe derdhni përzierjen e ndotur. Më pas shtoni ujë të freskët për të shpëlarë rrobat.
Çanta Laundry Attack Zero mund të duket si një produkt primitiv, por kjo është ajo që e bën atë të përsosur për një sërë situatash.
Kur shkoni në kamping, për shembull, një makinë larëse inteligjente nuk do t’ju bëjë shumë mirë. Në rast fatkeqësie natyrore, kur nuk ka energji elektrike, një qese plastike do ta bëjë punën në mënyrë perfekte.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.