Japonia “provon” javën e punës 4-ditore – Qeveria kërkon zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore
Kristi Ceta/SCAN
Japonia, një komb kaq i punëtor sa që gjuha e saj ka një term specific për procesin e “të punuarit deri në vdekje”, po përpiqet të adresojë mungesën e shqetësueshme të fuqisë punëtore duke inkurajuar më shumë individë dhe kompani të adoptojnë javën e punës prej katër ditësh.
Qeveria japoneze shprehu përkrahjen për një javë pune më të shkurtër që në vitin 2021, pasi ligjvënësit e mbështetën idenë. Megjithatë, koncepti ka qenë i ngadaltë për t’u përhapur; rreth 8% e kompanive në Japoni lejojnë që punonjësit të marrin tre apo më shumë ditë pushim në javë, ndërsa 7% u japin punonjësve një ditë pushim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Për të rritur numrin e aplikantëve, veçanërisht midis bizneseve të vogla dhe të mesme, qeveria ka nisur një fushatë “reforme në mënyrën e punës” që promovon orar më të shkurtër dhe fleksibël, së bashku me kufizime për orët e tepërta dhe pushime të paguara.
Sidoqoftë, vetëm tre kompani kanë kërkuar deri tani këshilla për ndryshimet dhe subvencionet e disponueshme, duke ilustruar sfidat e iniciativës. Nga 63,000 punonjës të kompanisë Panasonic Holdings që kanë mundësi për katër ditë pune në javë, vetëm 150 janë regjistruar për të marrë këtë mundësi.
Mbështetja zyrtare e qeverisë për një balancë më të mirë mes jetës dhe punës përfaqëson një ndryshim të dukshëm në Japoni, një vend ku kultura e punës ka qenë shpesh e lidhur me rikuperimin dhe rritjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore.
Mentaliteti për të ndihmuar kompaninë është intensiv dhe orari i zgjatur janë norma, ndonëse ligji kufizon orët e tepërta. Megjithatë, disa japonezë bëjnë “orë të shërbimit” të papaguara.
Një dokument i qeverisë mbi termin vendas “karoshi”, që do të thotë “vdekje nga mbingarkesa në punë,” ka zbuluar se Japonia ka të paktën 54 vdekje të tilla në vit, përfshirë infarktet.
Ndryshimi i këtij mentaliteti është i rëndësishëm për të mbajtur një forcë punëtore të vlefshme për shkak të normës në rënie të lindshmërisë në Japoni. Propozuesit e modelit të tre ditëve pushim thonë se ndryshimi inkurajon ata që rrisin fëmijë, kujdesin për të moshuarit dhe ata që kërkojnë fleksibilitet me oraret e punës.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.