Java mbyllet ‘e kuqe’ për valutat kryesore – Rimëkëmbet Dollari amerikan!
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme gjatë kësaj jave ka rikuperuar pikë këtë të premte duke u blerë sot me 106.4 lekë dhe duke u shitur me 107.3 lekë në raport me ditën e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka shënuar një rënie të ndjeshme këtë mëngjes duke u blerë sot me 115.8 lekë dhe duke u shitur me 116.4 lekë teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht.
Paundi britanik blihet këtë fund jave me 129.2 lekë dhe shitet me 131 lekë duke pësuar edhe ai një rënie të fortë të kuotës për të disatën ditë radhazi.
Franga zvicerane blihet sot me 115.4 lekë dhe shitet me 116.3 lekë teksa ka pasur edhe ajo zbritje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.