Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Edhe pse regjistruan një rritje të konsiderueshme gjatë fillimit të kësaj jave kjo periudhë 7-ditore është mbyllur negativisht për valutat kryesore me Dollarin amerikan I cili është blerë sot me 106.5 lekë dhe është shitur me 107.8 lekë.
Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm teksa blihet këtë të premte me 115.6 lekë dhe shitet me 116.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me fillimin e javës.
Franga zvicerane ka shënuar zbritje sërish edhe sot pasi ka humbur 1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 114 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë.
Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka rënë këtë mëngjes duke u blerë sot e 129.5 lekë dhe duke u shitur me 131.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.