JP Morgan inkurajon bankat greke – Perspektiva pozitive për vitin 2023
Me një këndvështrim pozitiv për perspektivat e bankave greke, analistët e JP Morgan u rikthyen në “bazën” e tyre, pas udhëtimit të shkurtër në Athinë ku patën takime me bankierë, biznesmenë, qeveritarë, politikëbërës, ekspertë të industrisë, por edhe anëtarë të opozitës. Kështu, banka amerikane rithekson optimizmin e saj për ecurinë e aksioneve të katër bankave sistematike, duke theksuar se megjithëse sipas saj, zgjedhjet e përgjithshme në vend përbëjnë një rrezik kyç – dhe gjatë takimeve u kuptua se ato sjellin rreziqe pasigurie në termat e periudhës së shkurtër. Megjithatë bota e biznesit dhe ajo politike shohin një rrezik mjaft të kufizuar përçarjeje afatgjatë, me axhendën e opozitës të orientuar drejt rritjes.
Në veçanti, JP Morgan pati takime me përfaqësues të katër bankave sistemike. Një nga përfundimet më të rëndësishme ishte këndvështrimi pozitiv që bankat greke do të jenë të paprekura në periudhën afatmesme. Arsyet e optimizmit kanë të bëjnë, me të dhëna makroekonomike relativisht të favorshme, bilanc më të pastër, një trajektore e mirë rritjeje, norma të larta interesi, konsolidim të lartë të tregut, si dhe potencial të kthimit të kapitalit. Por ndoshta sinjali më i madh i kthimit të bankave greke në normalitet janë synimet e Eurobank dhe Bankës Kombëtare për të paguar një divident të vogël nga fitimet e vitit 2022.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.