Kadastra do regjistrojë gratë bashkëpronare të pasurive – Projekti me Agjencinë Franceze për Zhvillim, për rritjen e aksesit të femrave tek asetet
Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të nisë një projekt i cili parashikon regjistrimin e grave si bashkëpronare të pasurive të paluajtshme që aktualisht rezultojnë vetëm në pronësi të bashkëshortëve.
Projekti do të bëhet i mundur falë një huaje prej 50 milionë eurosh dhënë nga Agjencia Franceze për Zhvillim për programe që kanë të bëjnë me rritjen e aksesit të femrave tek asetet.
Huaja e butë me Agjencinë Franceze për Zhvillim do financojë një seri politikash për mbështetjen e barazisë gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.