Kenneth Griffin, financieri që fiton 23 milionë dollarë në ditë – Personi që lë pas dhe Warren Buffett falë tregtisë në internet
Emri i tij nuk është aq i njohur sa ai i Uarren Buffett, por Ken Griffin, është bërë financieri më i famshëm i Uall Street. Sipas Bloomberg, përmes kompanisë së tij “Citadel Securities” në gjysmën e parë të këtij viti, kur tregjet fillimisht u shembën dhe më pas u luhatën për shkak të luftës në Ukrainë, ai bëri 4.2 miliardë dollarë fitime nga biznesi. 23.3 milionë dollarë në ditë ose 16 mijë dollarë në minutë. Manjati ka shënuar një ecuri prej dhjetë tremujorësh pozitivë, të gjitha me fitime mbi një miliardë dollarë. Nuk shkoi dhe aq mirë për “Berkshire Hathauay’s”, kompania financiare e Buffett, e cila në tremujorin e dytë të 2022 humbi 64 miliardë dollarë, pothuajse 20% të totalit.
Nga ana tjetër, Citadel ka rritur të ardhurat neto me 23% gjatë gjashtëmujorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Natyrisht, kjo nuk mjafton për të kaluar Buffett në renditjen e miliarderëve të Forbes, ku ai është në vendin e pestë me 118 miliardë dollarë ndërsa Griffin është në vendin e 53-të me 27.8 miliardë. Por ndryshe nga dekani i financave amerikane, i cili do të mbushë 92 vjeç më 30 gusht dhe i cili i bazon fitimet e tij në portofolin e letrave me vlerë që përbën rreth 3/4 e aksioneve të pesë emrave të mëdhenj: Apple, Bank of America, Coca Cola, Chevron, dhe American Express, manjati 54-vjeçar fiton para nga diçka tjetër.
Citadel Securities trajton 40% të vëllimit të porosive private të tregtimit të aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Citadel, përveç ofrimit të likuiditetit, ofron në platformat e saj mundësinë e kryerjes së transaksioneve si për klientët me pakicë dhe institucionet. Agjentët në internet dërgojnë rrjedhën e porosive. Një praktikë e diskutueshme sepse ndërmjetësit ia shesin porositë e tyre ofertuesit më të lartë, jo domosdoshmërisht atij që garanton ekzekutimin më të mirë. Dhe është falë paqëndrueshmërisë që Citadel ka rritur të ardhurat e saj. Pra sa më të paqëndrueshme të jenë tregjet, aq më i madh është tregtimi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.