‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton gati 1 pikë brenda natës – Rikuperojnë edhe Paundi e Franga
Dollari amerikan ka fituar gati 1 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 117.7 lekë dhe është shitur me 119 lekë duke kapur një rekord të ri në raport me monedhën vendase.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të ndjeshme të kuotës krahasuar me dje pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 121.4 lekë dhe është shitur me 122.9 lekë.
Monedha europiane ndërkaq ka pësuar një zbritje të lehtë në raport me ditën e djeshme teksa blihet këtë të enjte me 116.3 lekë dhe shitet me 117 lekë duke qëndruar sidoqoftë relativisht e qëndrueshme.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ka regjistruar edhe ai një rritje të lehtë të vlerë krahasuar me ditën e mërkurë pasi blihet sot me 132.3 lekë dhe shitet me 133.3 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.