Kim: Sulmet kibernetike dashakeqe, do ndihmojmë Shqipërinë – Mbahet konferenca “Qytetet Inteligjente”. Veliaj: Duhet siguruar mbrojtja e sistemeve
Në konferencën “Qytetet Inteligjente”, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim tha se vendet duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur qytetarët nga sulmet kibernetike, si ai me të cilin po përballet asktualisht Shqipëria.
Ajo i quajti dashakeqe shtetet nga të cilat vijnë këto sulme, të cilat cënojnë demokracinë dhe qytetarët e bizneset.
Edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj i konsideroi shqetësues sulmet ndaj shërbimeve dixhitale shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës e funksionalitetit të sistemeve, por duke siguruar mbrojtjen e tyre.
Konferenca rajonale “Qytetet Inteligjente” po zhvillohet nën kujdesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.