Kina mbyll tregun më të madh të elektronikës në botë!
Qyteti jugor i Kinës, Shenzhen, mbylli të hënën tregun më të madh të elektronikës në botë dhe pezulloi transportin publik aty pranë pasi autoritetet zbatuan bllokime në të gjithë lagjen në përgjigje të një numri të vogël rastesh Covid.
Huaqiangbei, një zonë e ngjeshur tregtare, shtëpi me mijëra stalla që shesin komponentë kompjuteri, pjesë të telefonit celular dhe mikroçipa, është ndër tre lagjet e vendosura nën një bllokim të detyrueshëm katër-ditor në rrethin Futian, sipas qeverisë së qarkut.
Banorët në ato lagje u ndalohet të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç testimit për Covid, të cilit u kërkohet t’i nënshtrohen çdo ditë deri të enjten. Të gjitha bizneset në zonat e prekura janë mbyllur deri të enjten, me përjashtim të supermarketeve, farmacive dhe spitaleve. Ngrënia në restorant është gjithashtu e pezulluar.
Kina është një nga vendet e fundit në botë që ende zbaton masa të rrepta zero-Covid, të cilat mbështeten në mbikëqyrjen gjithëpërfshirëse dixhitale, testime masive, karantina të gjera dhe bllokime të menjëhershme. Të martën, Shenzhen, një qendër ndërkombëtare e teknologjisë me 18 milionë njerëz, raportoi vetëm 35 infeksione, përfshirë 11 raste asimptomatike.
Qasja e ashpër ka parë dhjetëra lagje në të gjithë Shenzhen të identifikuara si “zona me rrezik të lartë” dhe të vendosura nën urdhra të rreptë bllokimi. Videot e shpërndara nga banorët në mediat sociale tregojnë barriera metalike, disa të mbuluara me tela me gjemba të ngritura jashtë ndërtesave të banimit, duke bllokuar banorët të largohen.
Rrethet e Luohu dhe Longgang mbyllën gjithashtu të gjitha vendet argëtuese dhe parqet publike dhe ndaluan tubimet nga konferencat dhe shfaqjet deri te vallëzimet në shesh. Autoritetet pezulluan gjithashtu shërbimin në 24 stacione metroje dhe qindra stacione autobusësh në të gjithë Shenzhen, duke përfshirë edhe tregun e elektronikës Huaqiangbei.
Në një konferencë shtypi të hënën, zyrtarët e Shenzhen thanë se shpërthimi është nxitur kryesisht nga nënvarianti i ri Omicron BF.15, për të cilin ata thanë se është më i transmetueshëm dhe më i vështirë për t’u zbuluar.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.