Kompania e ish-presidentit Donald Trump në gjykatë – Gjobitet me rreth 1.5 milionë euro për mashtrim tatimor
Kompania e ish-presidentit amerikan Donald Trump u gjobit me rreth 1.5 milionë euro për një skemë në të cilën drejtuesit më të lartë të ish-presidentit shmangnin taksat mbi të ardhurat personale për përfitime të mëdha pune.
Një gjobë ishte dënimi i vetëm që një gjykatës mund t’i vendoste Organizatës Trump pas dënimit të saj muajin e kaluar për 17 krime tatimore, duke përfshirë konspiracion dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Shuma e vendosur nga gjyqtari Juan Manuel Merchan ishte maksimumi i lejuar me ligj. Është dyfishi i taksave që shmangi një grup i vogël drejtuesish për përfitimet, duke përfshirë apartamente pa qira në ndërtesat Trump, makina luksoze dhe mësimin në shkolla private.
Vetë Trump nuk ishte në gjyq dhe mohoi se kishte njohuri se drejtuesit e tij i shmangeshin taksave në mënyrë të paligjshme. Në një deklaratë të lëshuar pas dënimit, Organizata Trump tha se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe do të apelojë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.