Kompensim i karburantit për transportin – Miratohet masa e ndihmës për 3 muaj, Balluku: Nga paketa e parë u tërhoq vetëm 60% e fondit
Shoqëritë e transportit publik mund të përfitojnë rimbursim të karburantit, për muajt gusht, shtator dhe tetor. Qeveria ka vendosur që paketa e miratuar në muajin prill të aplikohet edhe në muajt në vijim, teksa ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se nga fondi i vënë në dispozicion në paketën e parë është arritur të tërhiqet vetëm 60% e fondeve.
Balluku foli edhe për Bordin e Transparencës për vendosjen e çmimeve të karburanteve, duke përjashtuar mundësinë e shpërbërjes së tij.
Veendimi i miratuar në qeveri përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga shoqëritë e transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase për marrë kompensimin prej 100 lekë/litër, të parashikuar në Paketën e Rezistencës.
Sipas vendimit të mëparshëm, kërkesa për të përfituar kompensimin financiar, bëhet nga subjekti çdo muaj pranë administratës tatimore nën juridiksionin e së cilës është regjistruar shoqëria, që është dhe institucioni që do të bëjë verifikimin e dokumentacionit të paraqitur.
Ndërkohë që, bashkëngjitur kërkesës nevojitet kopja e licencës, të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS, si dhe kopje të faturave fizike të furnizimit me karburant.
Efekti financiar i paketës së parë të miratuar ishe 430 milion lekë, ndërkohë që nëse marrim në kosideratë që kompanitë kanë mundur të tërheqin 60% të tij, ateherë fondi i dhënë për muaj mars, prill dhe maj arrin në 258 mln lekë.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.