Komuna me 88 banorë përfiton 20 milionë euro fonde – Por ka pikëpyetje nëse do ia dalë t’i shpenzojë
Është një nga komunat më të vogla të Piemontes në Itali, por aktualisht është dhe më e pasura. Bëhet fjalë për Elva, komunën me 88 banorë në provincën e Kuneos që është zgjedhur për të përfituar fonde për rimëkëmbjen. Objektivi është investimi në territorin e saj falë 20 milion eurove të parashikuara nga plani i rekuperimit. Kryetari i kësaj komune u shpreh se plani për rimëkëmbejn e zonës malore ka të bëjë kryesisht me investimin në tre seli universitare që do të merren me kërkime.
Një nga aktivitetet kryesore të zonës është rritja dhe kultivimi i bimëve aromatike. Ndërsa projekti universitar nuk do të kufizohet vetëm në Elva por synon të përfshijë të gjithë luginën dhe ato përretth por dhe banorët në male që duan të përfitojnë.
Duke u shprehur se nuk do të jetë e lehtë të shpenzojnë një shumë të tillë parash, autoritetet sqaruan se është ristrukturuar një zyrë që do të merret pikërisht me menaxhimin e fondit në fjalë. Kjo është hera e parë që komuna do të duhet të menaxhojë 20 milion euro, në një kohë që buxheti i saj vjetor është 500 mijë euro. Kryetari i komunës tha se zëvendësi i tij është inxhinier dhe përgjegjësi i vetëm për procedurat.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.