Konkurrueshmëria e produkteve shqiptare në BE – Gonxhja: Po punohet që bizneset tona të përmbushin standardet europiane
Diamila Leka/SCAN
Konkurrueshmëria dhe rritja e aksesit në tregje të produkteve shqiptare me standard europiane ishte tema kryesore e mbledhjes së Këshillit të Investimeve. Gjatë fjalës së tij ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi se nevojat për kualifikim dhe ekspertizë dhe analizë të kostove të larta mbetet sfiduese por po punohet për të të forcuar kapacitetet e inspektorateve, dhe për të ndihmuar bizneset tona që të përmbushin standardet evropiane. Midis tjerave ministri Gonxhja theksoi se së bashku me AIDA-n po konceptohet krijimi i një portali unik për të gjithë eksportuesit ku do i ofrohen njohuritë mbi mundësitë e tregjeve të huaja deri te informacioni mbi certifikimet etj.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.