“Konsumi i energjisë u ul me 6.2%” – Balluku: Tregues për aplikimin e fashës. Bushati: Subvencioni për panelet diellore, i papërfillshëm
Shrenjtimi i energjisë së konsumuar mbi 800 këh u kthye në objekt debati midis deputetëve të opozitës dhe ministers së Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ata kërkuan mos aplikimin e tarifimit me 2 fasha, ndërkohë që sipas ministers po monitoirohet konsumi,që rzulton se gjatë muajit teotr të këtij viti u reduktua me 6.2% në raport me të njjëtën periudhë të një viti më parë.
Deputetët kritikuan edhe skemën për mbështetjen e vendosjes së paneleve diellore për ngrohejn e ujit, pasi sipas tyre subvencionimi i vetëm 2000 familjeve është i papërfillshëm.
Deputetët aluduan edhe për paracaktim të fituesve, duke qenë se vetëm në 2 ditët epara është regjistruar një numër i lartë aplikimesh për të përfituar nga subvencionimi në masën 70%.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.