Korriku, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar – Periudha e temperaturave rekord nuk ka përfunduar ende
Kristi Ceta/SCAN
Muaji i kaluar ishte korriku i dytë më i nxehtë global i regjistruar ndonjëherë, duke i dhënë fund një serie 13-mujore të temperaturave rekord globale, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.
Çdo muaj nga qershori 2023 renditej radhazi si më i ngrohti i planetit që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1940, krahasuar me muajin korrespondues të viteve të mëparshme.
Temperaturat në korrik ishin 1.48 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale, tha Copernicus, ndërsa temperatura mesatare gjatë 12 muajve të fundit ishte 1.64 gradë Celsius mbi epokën para-industriale për shkak të ndryshimeve klimatike, me korrikun që shënoi dy ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë.
Copernicus tha se temperaturat e larta u shkaktuan kryesisht nga emetimet e gazeve serrë dhe vuri në dukje se oqeanet që nuk ndikoheshin normalisht nga El Nino patën një rritje të pazakontë të temperaturave. Pavarësisht nga fundi i periudhës rekord, temperaturat e sipërfaqes së oqeanit mbetën jashtëzakonisht të larta në shumë zona.
Megjithatë, fundi i këtij cikli rekord nuk sinjalizoi mbarimin e efekteve të fuqishme të ndryshimeve klimatike. Ekspertët shprehen se ende priten temperatura të larta që do të shkaktojnë valë të nxehti.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.