Kriza energjetike, rikthimi tek druri – Në Greqi njerëzit presin pemët e parqeve!
Në shumë vende të botës njerëzit po përgatisin rezerva me dru për të përballuar një dimër të vështirë për sa i përket krizës energjetike. Paralelisht, cmimi i druve për ngrohje është rritur me një ritëm shumë të shpejtë. Në Moldavi, që deri pak kohë më parë mbështetej tek gazi, lufta në Ukrainë e ka bërë të pamundur që të ketë një burim energjie të tillë dhe për këtë dimër. Një familjeje i duhet 10 metra kub dru për të përballuar sezonin e ftohtë, por është një sasi e pamundur për shkak të cmimeve të larta por dhe mungesës. Pjesa më e madhe e moldavëve kanë mundur të marrin vetëm sasinë që kishin paguar më parë.
Por rikthimi tek druri për ngrohje është një zgjidhje për shumë vende dhe një gjë e tillë ka shkaktuar rritjen e cmimeve. Por kërkesa është rritur në të gjitha rajonet më të pasura të Europës, si Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke.
Në Glifadha të Greqisë ku gara për furnizim me dru po rrit cmimet, po priten dhe pemët në pyje dhe parqe. Banorët shpjegojnë se ky është dru i thatë të cilin po e mbledhin që nga muaji mars dhe këtë vit kanë vendosur t’i presin dhe të furnizojnë familjet që jetojnë në qytet. Kjo dhe pse prerja e pemëve dhe djegia e drurit ka kosto për ambientin. Por për shumë njerëz është zgjidhja ekstreme në kohë emergjence.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.