Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe – Lizz Truss, gruaja e tretë në historinë e vendit që mban këtë post
Për disa ajo mund të jetë një figurë gazmore, por për anëtarët e Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe që e zgjodhën për të zëvendësuar Boris Johnson në postin e kreut të qeverisë, Lizz Truss është personi i duhur. Shndërrimi i saj në një mbështetëse të flaktë të Brexit dhe propozimi për reduktimin e taksave ka bërë që shumë të jepnin votën e tyre për të.
Një ndihmë më shumë në favor të zgjedhjes së saj ishte dhe fakti se Rishi Sunak, ish-ministër i financave dhe rivali i saj për postin, fajësohej nga konservatorët se u rebelua ndaj Johnson dhe se nuk mund të fitonte ndaj Laburistëve në zgjedhjet e ardhshme.
Trus, ministre e Jashtme e vendit ishte bërë gati për fitoren e saj pasi dhe sondazhet më të fundit e jepnin shumë më përpara se Sunak me pikë. Mbështetësit e saj janë të bindur se Truss mund të qeverisë që nga dita e parë, me një plan për të rigjallëruar ekonominë duke reduktuar 36 miliardë dollarë taksa. Qëndrimi i saj i vendosur ndaj Rusisë, Kinës dhe Brukselit për sa i përket Brexit, i siguroi dhe më shumë mbështetje.
Duke përsëritur se është një konservatore e vërtetë ajo e akuzonte rivalin e saj Sunak se ishte një socialist. E lindur nga dy prindër që ajo i konsideron si të majtë, nëna e saj një infermiere dhe mësuese dhe babai një profesor matematike e kanë marrë me vete në protestat kundër kryeministres konservatore Margaret Thatcher, e cila aktualisht është idhulli i saj në politikë.
Ajo e kritikon monarkinë duke e konsideruar shdërrimin e saj në një konservatore si rebelim i nxitur nga besimi se njerëzit duhet të ecin përpara në bazë të meritave. Ajo e përshkruan veten si një kritike e ashpër e presidentit Vladimir Putin, por disa janë të shqetësuar se qëndrimi i saj do të përshkallëzojë dhe më shumë tensionet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.