Kupa e botës 2034 në Arabinë Saudite – Zbulohen stadiumet e reja. Kapacitet deri në 92 mijë persona për ndeshjen finale
Dorina Kurtaj / SCAN
Arabia Saudite vendosi të publikojë 11 koncepte të reja të stadiumeve futuristike në përpjekjen e saj për të pritur Kupën e Botës 2034. Përshirë një mega-terren me kapacitet prej 92 mijë personash për ndeshjen finale.
Por futbolli mund të jetë në fokus në 10 vitet e ardhshme, me vëmendjen në Ligën Saudite në rritje dhe oferta të mëdha parash që ndihmojnë kombin e Lindjes së Mesme të rrisë profilin e saj në sektor. Në një përmbledhje ekzekutive u prezantuan 15 stadiume në pesë qytete pritëse: disa të ndërtuara, disa në ndërtim dhe disa të planifikuara.
Qyteti i parë pritës i propozuar është Riadi, i cili është kryeqyteti i vendit, një qendër ku janë zhvilluar një sërë ngjarjesh sportive. Gjashtë stadiume në Riad janë propozuar për përdorim gjatë kampionatit, duke përfshirë një terren me kapacitet prej 92.760 personash që do të përfundojë në vitin 2029 i titulluar Stadiumi Ndërkombëtar i Mbretit Salman.
Në Jeddah, propozohen edhe gjashtë stadiume të tjera – tre prej të cilave ekzistuese ose në ndërtim e sipër dhe tre të planifikuara. Në Al Khobar, stadiumi Armaco në ndërtim paraqitet si terren pritës, me stadiumin e Universitetit Mbretit Khalid, i cili ndodhet tashmë në juglindje të Abha, gjithashtu një terren i mundshëm pritës.
Mikpritja e Kupës së Botës është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e rritjes së sektorit të sportit në Mbretëri, i cili ka dëshmuar zhvillime dhe suksese të mëdha në vitet e fundit. Kjo ka kontribuar në konsolidimin e pozicionit të saj si një destinacion ndërkombëtar për ngjarjet më të spikatura sportive.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.