Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan ‘rrëzohet’ sërish, vlera negative edhe për valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë të mërkurë pasi në raport me dje ka humbur pikë teksa blihet sot me 112.5 lekë dhe shitet me 113.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq ruan po të njëjtat vlera pas rënie së lehtë të ditës së djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 116.5 lekë dhe është shitur me 117.1 lekë.
Paundi britanik ka pësuar edhe ai një zbritje të lehtë të kuotës pasi në raport me dje blihet sot me 133.3 lekë dhe shitet me 134.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim duke pasur edhe ajo një zhvlerësim të vlerës në raport me monedhën vendase teksa blihet mëngjesin e sotëm me 117.9 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.