Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Paundi britanik ndërsa Dollari dhe Euro nuk luhaten
Paundi britanik blihet sot me 136 lekë dhe shitet me 137.3 lekë duke regjistruar kështu një rritje mëngjesin e kësaj të mërkure në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e martë duke u blerë sot me 118.3 lekë dhe duke u shitur me 119.4 lekë.
Monedha europiane është blerë sot me 117.5 lekë dhe është shitur me 118.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke u shfaqur kështu konstante pa luhatje të ndjeshme të kuotës.
Dollari amerikan gjithashtu nuk ka shënuar lëvizje të rëndësishme të vlerës pasi vijon sot të blihet me 118.5 lekë dhe të shitet me 119.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.