Kursi i Këmbimit – Rritet euro dhe paundi, dollari sërish në rënie
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte pasi është blerë sot me 117 lekë dhe është shitur me 118.5 lekë në raport me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka shënuar sërish rritje të lehtë teksa blihet sot me 117.8 lekë dhe shitet me 118.5 lekë në raport me dje.
Paundi britanik është duke u forcuar pasi ka parë rritje këtë të enjte pasi në raport me ditën e mërkurë është blerë sot me 135 lekë dhe është shitur me 136.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane gjithashtu ka parë rritje të lehtë teksa blihet sot me 118 lekë dhe shitet me 119.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.