Kush ia grabiti Krishtlindjet britanikëve? – Kriza financiare dhe Brexit “errësojnë” festat
Britanikët këtë vit nuk po i presin festat me optimizmin që i karakterizon. Pavarësisht dritave që ndricojnë në Londër, reklamat e festave në televizion përfaqësojnë pak a shumë humorin e përgjithshëm në vend: buxhet të vogël dhe nota pesimizmi.
Pjesa më e madhe e reklamave ka të bëjë me oferta produktesh ushqimore të supermarketeve, apo me fqinj që i vijnë në ndihmë familjeve të cilat përgatiten të festojnë vetëm me patatina. Tema e përbashkët është një Krishtlindje solidare. Realiteti në vend është i zymtë shto këtu dhe gripin e shpendëve që po po shfaros gjelat e detit, pjatën tipike të festave të fundvitit.
Por shqetësimi më i madh sigurisht ka të bëjë me paratë, me pjesën më të madhe të mediave dhe shtypit të shkruar në vend që çdo ditë publikojnë mënyra për të kursyer, apo për të përfituar nga oferta të ndryshme.
Arsyeja e një situate të tillë financiare është sepse ekonomia britanike është e vetmja e G7-ës që nuk është rikthyer në nivelet e para pandemisë, ndërkohë që OECD ka konfirmuar se rritja ekonomike në dy vitet e ardhshme do të jetë më negativja nga të gjitha vendet e G20-ës, pa përfshirë Rusinë. Arsyet kanë të bëjnë me pandeminë e Covid, krizën energjitike, por dhe me Brexit, që vijon të shkaktojë pasoja në investime, prodhimtari dhe tregti. Në sondazhin më të fundit vetëm 32% e britanikëve mendojnë se largimi nga BE idhte një ide e mirë, ndërsa 57% janë të bindur për të kundërtën.
Rezultati i kësaj përvec se pesimizmit është dhe një konliktualitet social që nuk shihej që nga vitet ’70. Hekurudhat kanë paralajmëruar një seri grevash pikërisht në periudhën e pushimeve të festave, duke bërë që kreu i sindikatës të akuzohet se po i grabit Krishtlindjet britanikëve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.