Kompensimi i fermerëve me 10% të autofaturës, Tatimet: Kemi marrë kërkesa për 1.85 milionë euro

Fermerët kanë vijuar aplikimet për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri më 14 Korrik 2026 janë dorëzuar 686 aplikime online, të cilat përmbajnë një kërkesë për kompensim në vlerën 1.85 milionë euro. Nëpërmjet rrjeteve të veta sociale tatimet I kanë ftuar fermerët që të plikojnë në platformën e-Filing për të përfituar kompensimin që ju takon.
Në një status të shpërndarë nga Tatimet thuhet:
“Vijon normalisht procesi i aplikimit të fermerëve për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës.
Deri më 14 Korrik 2026 janë dorëzuar 686 aplikime online, ndërsa 665 prej tyre janë në proces shqyrtimi ose janë miratuar.
Shuma totale e kompensimit të kërkuar ka arritur në rreth 1.85 milionë euro.
Nëse jeni fermer i regjistruar, aplikoni në e-Filing dhe përfitoni kompensimin që ju takon.
Për asistencë dhe çdo paqartësi lidhur me procesin e aplikimit, na kontaktoni në adresën e dedikuar të emailit: [email protected]”.
Ministri Salla në Pogradec, nisi rrallimi i rasateve të koranit autokton në fshtin Lin
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi Ekonominë e Linit në Pogradec, ku nisi procesi i parë i rrallimit të rasateve të koranit......
Të moshuarit, mundësi në tregun e punës - Kasmi: Ka vende pune të përshtatshme edhe pranë pensionit
Ulja e papunësisë afatgjatë gjatë vitit 2025 nuk ka prekur në të njëjtën mënyrë të gjitha grupet e popullsisë. Përmirësimi është më i dukshëm te të rinjtë,......
Malaj: Ndryshimet ligjore modernizojnë sistemin financiar dhe e afrojnë me standardet e BE-së
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në ligjin “Për shërbimet e pagesave”, ligjin “Për sistemin e......
Qeveria miraton marrëveshjen e pensioneve me Slloveninë - Ndryshojnë edhe tre ligje, që lidhen me sistemin financiar
Marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë dhe ndryshimet në legjislacionin financiar ishin ndër vendimet e miratuara në mbledhjen e......
Koçiu: Shqipëria po ndërton një industri moderne të mbrojtjes me investime dhe partneritete strategjike
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi se Shqipëria po rrit investimet në sektorin e mbrojtjes dhe po ndërton një industri moderne ushtarake, ndërsa......
Kush i zotëron më shumë aftësitë digjitale në Shqipëri? Vajzat dhe personat me arsim të ulët rezultojnë me përqindjet më të larta
Sipas të dhënave të Eurostat, 61.6% e shqiptarëve zotërojnë të paktën aftësi bazike digjitale, ndërsa mosha, gjinia dhe niveli i arsimit rezultojnë të jenë......
“Procesi i legalizimeve mbyllet në vitin 2028” - Goxhobelli: 130 mijë vetëdeklarime, ende në shqyrtim
Procesi i legalizimeve pritet të përfundojë brenda vitit 2028, ndërsa rreth 130 mijë vetëdeklarime vijojnë ende të jenë në proces shqyrtimi. Afati u bë i......
A mund të jetë Shqipëria qendra e drithërave në Ballkan? - Rrapaj: Konkurrojmë në BE me avantazhet dhe nëse investojmë në digjitalizim
Bujqësia shqiptare mund të jetë konkurruese përballë tregut evropian vetëm nëse zhvillohet në të njëjtën linjë me kërkesat dhe standardet e BE, duke nxitur......

