Pajisjet inteligjente po transformojnë diagnostikimin - Dika: IA mund të mbështesë edhe kirurgjinë

Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në sistemet shëndetësore në mbarë botën. Teknologjia e avancuar po përdoret për të ndihmuar mjekët në diagnostikim, monitorim dhe trajtim të pacientëve, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si ofrohet kujdesi mjekësor.
Mjeku Qamil Dika thotë se këto pajisje do të jenë gati për të ofruar shërbim shumë shpejt, megjithëse kostot janë tepër të mëdha.
"Shërbimi i imazherisë është ai i cili ka përdorimin më të gjerë të teknologjisë më të fundit, pra përmes inteligjencës artificiale, të cilat bëjnë një lloj diagnostikimi të tyre. Sigurisht, kompanitë e mëdha të cilat i prodhojnë këto pajisje mjekësore, kanë investuar shuma të jashtëzakonshme në instalimin e këtyre dhe në shumë pak kohë ne do të kemi shumë pajisje të cilat, disa nga shërbimet mjekësore do t'i sfidojnë ato", shprehet Dika.
Përveç imazherisë, specialistët vlerësojnë se zhvillime të rëndësishme po ndodhin edhe në kirurgji, ku robotika e mbështetur nga inteligjenca artificiale po rrit ndjeshëm saktësinë e ndërhyrjeve.
"Unë shpresoj shumë që onkologjia të ketë një përdorim masiv, çka do të zgjidhte një problem madhor që ka planeti ynë, njerëzimi në tërësi, për të nxitur kështu më shumë diagnostikim dhe më shumë efektivitet në trajtimin mjekësor të këtyre problematikave."
Megjithatë, Dika thekson se teknologjia do të mbetet një mjet në shërbim të mjekut dhe pacientit, duke plotësuar e jo zëvendësuar plotësisht rolin e specialistëve.
Amnistia penale pritet të lirojë rreth 10% të të burgosurve - Gogu: Më shumë mundësi për rehabilitim
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin e ri “Për dhënie amnistie”, duke......
Nis projekti EU4FoodSafety: 13.5 milionë euro për forcimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri
Në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore u prezantua në Tiranë projekti EU4FoodSafety, një iniciativë e re që synon përmirësimin e standardeve të sigurisë......
Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës - Detajet e projektit për aksin 17 km, që synon zgjidhjen e trafikut
Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli konsorciumin fituesin për segmentin rrugor Milot – Balldren, dokumentet shoqëruese të procedurës......
Inflacioni arrin në 3% në Maj/ Norma preku objektivin e Bankës së Shqipërisë, çmimet vijojnë të rriten
Inflacioni në Shqipëri u ngjit në 3% gjatë muajit maj, duke arritur nivelin objektiv të Bankës së Shqipërisë dhe duke sinjalizuar rritje të presioneve mbi......
Shqipëria bashkohet me nismën rajonale për transport më të sigurt ndaj rreziqeve klimatike
Shqipëria është bërë pjesë e një marrëveshjeje rajonale që synon forcimin e rezistencës së infrastrukturës së transportit përballë ndikimeve të ndryshimeve......
Windows rikthehet fuqishëm në Shqipëri/ iOS mbetet lider, ndërsa Android regjistron rënien më të madhe
Tregu shqiptar i teknologjisë po kalon një periudhë ndryshimesh interesante, teksa preferencat e përdoruesve për sistemet operative kanë lëvizur ndjeshëm......
Industria shqiptare synon 80% rritje në 2030 - “Made in Albania”, drejt më shumë eksporteve
Industria përpunuese pritet të marrë një rol më të madh në ekonominë shqiptare gjatë viteve të ardhshme. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos......
Mbi 159 mijë mjete të kontrolluara në pesë muaj - DPSHTRR: Autoveturat dominojnë testimet teknike
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar bilancin e kontrollit teknik të mjeteve për periudhën janar-maj 2026, duke......



