Treni Durrës-Rrogozhinë, shtyhet afati i tenderit 90 mln euro - Forcohen kërkesat për standardet mjedisore, sociale dhe kualifikimin e stafit

Hekurudha Shqiptare ka shtyrë afatin për dorëzimin e ofertave në tenderin ndërkombëtar me vlerë 90 mln euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë.
Sipas njoftimit të ndryshuar të publikuar në platformën evropiane TED, afati për paraqitjen e ofertave është zhvendosur nga data 10 qershor në 22 korrik 2026, duke u dhënë operatorëve ekonomikë rreth 6 javë shtesë për përgatitjen e dokumentacionit.
Përtej shtyrjes së afatit, dokumenti i ri sjell edhe disa kërkesa shtesë për kompanitë pjesëmarrëse. Kontraktori që do të shpallet fitues do të duhet të respektojë detyrimet e Bankës Evropiane të Investimeve për integritetin, mbrojtjen e mjedisit dhe aspektet sociale, si dhe të hartojë plane të posaçme për menaxhimin e çështjeve mjedisore, shëndetësore dhe të sigurisë gjatë zbatimit të punimeve.
Po ashtu, në ndryshim nga njoftimi i parë, ofertuesve u kërkohet të paraqesin edhe informacion mbi stafin dhe kualifikimet profesionale të personelit që do të angazhohet në projekt.
Projekti parashikon projektimin dhe ndërtimin e rreth 34 km linjë hekurudhore, kryesisht mbi gjurmën ekzistuese. Punimet përfshijnë rikonstruksionin dhe ndërtimin e urave, nënkalimeve dhe mbikalimeve për këmbësorë, rehabilitimin e një tuneli rreth 380 metra të gjatë, modernizimin e kalimeve në nivel, si dhe instalimin e sistemeve moderne të sinjalistikës hekurudhore.
Në paketën e investimit përfshihet gjithashtu rikonstruksioni i 5 stacioneve hekurudhore, ndërtimi ose rehabilitimi i rrugëve paralele të aksesit dhe masa për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Linja do të projektohet në mënyrë që të mund të elektrifikohet në një fazë të mëvonshme.
Vlera e parashikuar e kontratës mbetet 90 milionë euro pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e zbatimit është 48 muaj.
Çfarë po shkarkojnë më shumë shqiptarët në celular? Progamet e motit dhe fotove, kryesojnë. Temu fiton sërish popullaritet
Aplikacionet në telefonat inteligjentë janë bërë tashmë një pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Nga komunikimi dhe argëtimi, te blerjet online, navigimi......
Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te Kina, kush dominon botën? Shqipëria, në vendin e 73-të
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kina vijojnë të dominojnë investimet e huaja direkte në nivel global. Vetëm këto tri ekonomi investuan jashtë kufijve të......
Ndryshime në taksa për të ulur faturat e energjisë - Propozimi i BE pjesë e përgjigjes ndaj pasojave të luftës në Iran
Bashkimi Evropian po përgatit ndryshime në taksat e energjisë dhe tarifat e rrjetit, duke përfshirë planet për të taksuar energjinë elektrike me një normë më......
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë? - Katër nga pesë qytetet e para ndodhen në Zvicër dhe Luksemburg
Të dhënat e reja nga Global Property Guide tregojnë se katër nga pesë qytetet më të shtrenjta për prona banesore ndodhen në Zvicër dhe Luksemburg, me Zyrihun......
Kostot e karburantit të linjave ajrore amerikane - U rritën në 6.5 miliardë dollarë në prill nga mbyllja e Hormuzit
Kostot e karburantit për linjat ajrore amerikane u rritën me 78% në prill në gati 6.5 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë, ndërsa konflikti në......
“Krizat do të jenë normale në ekonominë globale” - Paralajmërimi i kreut të FMN-së, Kristalina Georgieva
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, paralajmëroi se lufta në Iran nuk është më e keqja që mund t'i ndodhë njerëzimit. Në të......
Shqipëria kërkon rol në zinxhirët strategjikë të BE-së/ Strategjia Industriale synon përpunimin e kromit, nikelit dhe bakrit
Lëndët e para kritike mund të kthehen në një nga asetet më të rëndësishme të Shqipërisë në procesin e integrimit ekonomik me Bashkimin Evropian. Strategjia......
“SME Go Green” në Ballkanin Perëndimor - BERZH dhe BE zgjerojnë mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se po e zgjeron programin e saj “SME Go Green” në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor me......



