Ligj i ri për reduktimin e mbetjeve – Kumbaro: Prodhuesit do jenë përgjegjës për kthimin e tyre, po bëjmë gati draftin
Prodhuesit e shisheve plastike, kanoçeve, ambalazheve, etj. do të jenë përgjegjës për kthimin e tyre, me qëllim reduktimin e mbetjeve”. Gjithçka është njoftuar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila bëri me dije se aktualisht po përgatitet projektligji , që do të rregullojë të gjithë këtë veprimtari.
Me buxhetin e vitit 2023, Kumbaro njoftoi se do të hyjnë në funskionim edhe disa pajisje për matjen e ndotjes së ajrit e që më pas do të mundësonin ndërmarrjen e politikave për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Mungesa e matjes për ndotjen e ajrit është trajtuar edhe nga emisioni investigativ “EkoSkaner” në TV SCAN, që nxorri në pah se mungesën e monitorimit të cilesisë së ajrit në qytetet kryesore të vendit duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe gjendjen e mjedisit, në shkelje të detyrimeve ligjore që ekzistojnë në këtë drejtim.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.