Ligji i investimeve strategjike, rishikim pas 8 vitesh – Tabaku sfidon qeverinë: Parlamenti do ta hartojë vetë ligjin
Ligji i investimeve strategjike i miratuar 8 vite më parë duhet të rishikohet pasi lë hapësire për abuzime dhe klientelizëm. Deputetja demokrate Jorida Tabaku shpreh shqetësimin se në 5 vitet e fundit afati për të marrë statusin e investitorit apo investimit strategjik vetëm është shtyrë dhe nuk ka përmirësime në legjislacion.
“Kane kaluar 8 vite nga momenti i hartimit te këtij ligji dhe 5 vite nga momenti qe ky ligj duhet te kishte përfunduar efektet e tij dhe tashme duhet te kishim nje ligj te ri. Shtyrja e afateve te këtij ligji ka shërbyer per korrupsion.”
Shqetësimit të Tabakut u janë bashkuar edhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Ekonomisë, sipas të cilëve, ligji aktual nuk po i shërben qëllimit për të cilin është hartuar.
Në kërkesën e saj, deputetja Tabaku argumenton se në praktikë ka rezultuar se ligji është përdorur si mekanizëm për t’iu dhënë favore për përfitime individëve me lidhje të forta personale, apo familjare pranë qeverisë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.