Maqedoni e Veriut: Çmimi i grurit tre herë më i ulët se i miellit – Vendi mund të eksportojë por mungon strategjia

Në Maqedoninë e Veriut, çmimi i blerjes së grurit është më i ulët se çmimi i prodhimit. Nëse çmimi i prodhimit është 25 denarë, ai i blerjes është 17. Në ndryshim nga një vit më parë, rritja për prodhuesit nuk ka asnjë rëndësi, për shkak se nuk mund të mbulojnë shpenzimet që janë shtrenjtuar shumë. Çmimi i miellit në vend është trefishuar në krahasim me çmimin e grurit, ndërsa prodhuesit dhe konsumatorët regjistrojnë humbje. Sipas ekspertëve dallimi mes çmimit të grurit dhe të miellit, është 110%.
Sipas sektorit të bujqësisë vendi protet të jetë i varur nga importi deri në 100%, sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat për grurë pasi mungojnë strategjitë. Subvencionet nuk jepen në periudhë kur nevojiten për mbrojtjen e produkteve bujqësore, por në shkurt. Dhe pse furnizimi me ujë nuk mungon, ai nuk drejtohet në ara.
Vitin e ardhshëm bujqit paralajmërojnë se mbjelljet e vjedhtës do të jenë problematike dhe nuk do të ketë prodhim të mjaftueshëm të grurit. Në vitin 2013-2014 janë prodhuar rreth 330 mijë ton, ndërsa Maqedonisë së Veriut i duhen 400 mijë ton. Këtë vit prodhimi i grurit ka ndaluar në 160 mijë ton.
Nga Federata e bujqve kanë propozuar që çmimi të dakordohet dhe të vendoset që para procesit të prodhimit, por kjo nuk ka ndodhur. Bujqit kultivojnë grurë, por nuk e dinë për sa para. Edhe pse vendi është i njohur për bujqësi, shteti në nivel vjetor importon 100 mijë ton grurë dhe 33 mijë ton miell, pra më shumë se Serbia.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.