Maqedoni e Veriut, paga mesatare 680 euro – Rrogat në qershor, 15% më të larta se në 2023
Kristi Ceta/SCAN
Në Maqedoninë e Veriut, paga mesatare mujore neto për një punonjës në qershor të këtij viti është 41.939 denarë (rreth 680 euro) dhe është 14,8 për qind më e lartë se sa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (24.6%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (22.9%) dhe Administrim publik dhe mbrojtje (19.6%).
Rritja e pagës mesatare mujore neto, krahasuar me muajin e kaluar, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (21.1%), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (5.4%) dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse (4.5%).
Paga mesatare mujore bruto e paguar për një punonjës në qershor 2024 është 1022 euro, 15,1 për qind më e lartë se në qershor 2023.
Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (21.0%), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (5.0%) dhe Shërbime administrative dhe mbeshtetëse (4.4%).
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.