Mazhoranca “tërheq” lojërat e fatit – Ndryshimet në ligj hiqen nga rendi i ditës në seancën e tensionuar të Kuvendit
Seanca plenare e ditës së enjte sërish është zhvilluar në një situatë të tensionuar të krijuar nga deputetët e opozitës dhe ka zgjatur vetëm pak minuta.
Ndër të tjera në këtë seancë ishin parashikuar të miratoheshin edhe ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”.
Por, në fillim të seancës, kur po lexonte rendin e ditës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk e përmendi këtë projektligj.
Mësohet se me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, projektligji është hequr nga rendi i ditës.
Ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit” pritet të formalizojnë këtë industri, në ushtrimin e aktivitetit online.
Javës që shkoi, Ministria e Financave depozitoi në komisione parlamentare draftin e rishikuar, ku u reflektuan komentet dhe sugjerimet e deputetëve.
Elisabeta Dosku/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.