Mbeturinat e Amazon në një vit rrethojnë planetin 800 herë – Arritën në më shumë se 300 milionë kg ambalazhesh vitin e kaluar
Amazon gjeneroi më shumë se 300 milionë kilogram mbeturina plasite ambalazhesh vitin e kaluar. Sipas një raporti të organizatës ‘Oceana”, sasia e mbeturinave të ambalazheve është rritur me 18% në periudhën 2020 – 2021.
Në total, gjigandi i shitjes me pakicë në internet dyshohet se krijoi 321 milionë kilogramë mbeturina paketime – kryesisht në formën e jastëkëve me ajër, një paketim mbrojtës i përdorur për objektet delikate. Sasia e këtyre mbetjeve do të mund të rrethonte plotësisht planetin Tokë më shumë se 800 herë.
Por Amazon ka hedhur poshtë akuzën duke pretenduar se po ruan një qasje të bazuar në shkencë për të reduktuar këtë lloj paketimi pa kompromentuar shërbimin ndaj klientit. Nga ana tjetër organizata ‘Oceana’ akuzoi kompaninë për mashtrim. Sipas saj shkenca është e qartë dhe lloji i plastikës që përdoret nga Amazon për paketimet e saj përbën një kërcënim për oqeanet.
Plastikës mund t’i duhen 1 mijë vjet për t’u dekompozuar, duke mbushur pikat e grumbullimit dhe duke përfunduar në oqean. Nga 10 miliard tonë plastikë që janë krijuar ndonjëherë, 6 miliard ton ndodhen në vendgrumbullime ose në mjedisin natyror. Riciklimi është një nga mënyrat më të njohura për të adresuar këtë çështje – por është një zgjidhje thellësisht problematike. Një raport i vitit 2022 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD – zbuloi se vetëm 9% e plastikës riciklohet me sukses.
Pjesa më e madhe e kësaj plastike të paricikluar përfundon në det. Oceana vlerëson se më shumë se 11 milionë kilogramë mbetje të Amazon përfundimisht do të derdhen në oqean. Përdoruesit e mediave sociale kanë hyrë në internet për të kritikuar përdorimin e paketimeve të mëdha nga kjo kompani.
Amazon nga ana e saj theksoi një seri iniciativash që ka ndërmarrë për të reduktuar përdorimin e plastikës. Përfshirë këtu paketime më të vogla dhe objektivi për të bërë paketimin 100% të rinovueshëm brenda vitit 2023.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.