“Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros po zbut inflacionin” – Sejko: E vetmja përgjigje që mund të japë banka qendrore është rritja e normës bazë
Në fjalën përshëndetëse të Workshop-it të XVI të Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka bërë një prezantim të shkurtër të sfidave me të cilat përballet ekonomia shqiptare për shkak të krizës globale të iniciuar nga Pandemia, e të përkeqësuar më tej nga konflikti në Ukrainë.
Pavarësisht ekspozimit të drejtpërdrejtë të kufizuar të Shqipërisë ndaj Rusisë apo Ukrainës, tha Sejko, skenari makroekonomik ndryshoi pothuajse brenda ditës, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Ai nënvvizoi se trajektorja e ecurisë së ekonomisë shqiptare gjithësesi do të jetë pozitive, në një kohë që kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim ka dhënë edhe mbiçmimi i lekut ndaj monedhës së përbashkët evropiane.
Kryefjala e këtij Workshop është prezantimi dhe diskutimi i projekteve kërkimore aktuale të kryera në Bankën e Shqipërisë gjatë vitit, së bashku me hulumtimet e zhvilluara në bankat e tjera qendrore, në universitete të spikatura shqiptare dhe ndërkombëtare, apo dhe në institucione të ndryshme financiare.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.