Mbikalimi më i ngatërruar në botë ndodhet në Kinë – Me 20 korsi, 12 kate i lartë dhe 16 kilometra i gjatë
Mbikalimi Huangjueuan në Kinë konsiderohet si mbikalimi më kompleks në botë dhe është një mrekulli e vërtetë ndërtimi dhe trafiku.
Ai konsiderohet si një nga mbikalimet më sfidues për të udhëtuar. Kina krenohet me më shumë mrekulli infrastrukturore se pjesa tjetër e botës me autostrada surreale të vendosura lart në qiell, por ky është më i veçanti. Mbikalimi në fjalë lidh tre autostrada kryesore nëpërmjet një shkëmbimi kompleks me 20 korsi.
Edhe pse në pamje të parë duket vërtet e ngatërruar dhe paksa e frikshme, unaza gjigante duket ende më e ndërlikuar se sa është në të vërtetë. Është e shënuar qartë dhe është projektuar, së bashku me rrugët hyrëse, në mënyrë që edhe nëse merrni daljen e gabuar, do të mund të ktheheni në drejtimin e dëshiruar pas jo më shumë se dhjetë minutash.
Një grumbull i tmerrshëm shiritash është krijuar vetëm për ta bërë më të lehtë kthimin. Mbikalimi duhej të lehtësonte trafikun midis aeroportit, qytetit me tetë milionë banorë dhe rrugëve të shpejta. Për këtë arsye është e mundur lëvizja prej saj në tetë drejtime, drejt tre rrugëve të shpejta dhe rrugëve të tjera rajonale.
Ndërtimi filloi në shtator 2009 dhe trafiku u hap në vitin 2017. Punimet zgjatën më shumë se shtatë vjet dhe planifikimi zgjati pothuajse po aq. Niveli më i lartë i rrugës është rreth 12 kate, dhe gjatësia totale e këtij kryqëzimi është më shumë se 16 kilometra e gjysmë. Por dhe numri i automjeteve që lëvizin çdo ditë thyen shumë rekorde.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.