Me çfarë çmimi shitet qumështi në ferma? – Ylli: Me 56 lekë/kg, fermerët dalin me fitim!
Konsumatorët shqiptarë po përballen me rritje të vazhdueshme të ccmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij, ndërsa kanë marrë një tjetër paralajmërim për shtrenjtim të bulmetit deri në 37 për qind duke filluar nga mesi i muajit.
Por me çfarë çmimi ua shesin qumështin fermat fabrikave të përpunimit? Në një intervistë për SCAN, Valbona Ylli, Drejtores Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Blegtorëve Shqiptarë (LEAA), thekson se nga një studim që ka bërë shoqata në terren, rezulton se nëse fermat e shesin një litër qumësht me 56 lekë, arrijnë të dalin me fitim.
Por në mungesë të prodhimit të pa mjaftueshëm, a e kanë rritur çmimin fermat?
Midis çmimit të blerjes së një litri qumësht i cili varion nga 56-70 lekë dhe shitjes si produkt final me afro 190 lekë, ka një diferencë prej 120 lekësh apo më shumë. Fabrikat kanë justifikuar rritjen e çmimeve në treg me kostot e rritura në tërësi.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.