Më shumë amerikanë zgjedhin Greqinë – Turistët dhe të ardhurat rriten me 10% këtë vit
Gjatë vitit 2023 vizitorët nga Amerika e Veriut në Greqi pritet të tejkalojnë 1 milion mbërritjet e vitit të kaluar, me arkëtimet që kalojnë gjithashtu 1 miliard euro në krahasim me një vit më parë, pasi linjat ajrore e mëdha amerikane po shtojnë numrin e fluturimeve për në Greqi.
Këtë sezon veror fluturimet direkte ndërmjet SHBA-së dhe Greqisë pritet të jenë më të shumta në numër se ato të vitit të kaluar. Më shumë se 56 fluturime javore direkte janë planifikuar tashmë nga SHBA-ja dhe Kanadaja, me Ministrinë e Turizmit dhe organet e industrisë po bëjnë përpjekje për të përmirësuar më tej këtë shifër.
Sipas burimeve të përfshira në negociatat përkatëse me transportuesit amerikanë, objektivi i tyre është të vijojnë realisht me një rritje të fluturimeve në raport me maksimumin historik të vitit 2022.
Veç kësaj, rikthimi vitin e kaluar i ardhjeve të turistëve amerikane në nivelet e para krizës dhe afër niveleve të tyre historike është padyshim rezultat i lidhjes direkte të Greqisë me anën tjetër të Atlantikut. Orari i fluturimeve të sezonit të kaluar i linjave ajrore amerikane përfundoi një javë më parë, dhe ai i vitit 2023 fillon në mars.
Të ardhurat nga SHBA në periudhën janar-nëntor 2022, për të cilat ka të dhëna zyrtare nga Banka e Greqisë, u rritën me 86.4% krahasuar me vitin 2021 dhe arritën në 1.057 miliardë euro. Trafiku i udhëtimeve nga SHBA u rrit me 167.5% në 975.700 udhëtarë. Së bashku me muajin dhjetor, këto shifra pritet të rriten me rreth 5%. Objektivi për vitin 2023 është rritja e këtij tregu me rreth 10%.
Autoritetet greke presin që këtë vit turizmi të jetë shtysa kryesore për ekonominë e vendit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.