Meta do të trajnojë “IA” me postimet e mediave sociale – Autoritetet britanike miratojnë përdorimin e të dhënave publike
Kristi Ceta/SCAN
Meta ka marrë leje nga autoritetet për të filluar trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale me postimet publike në Facebook dhe Instagram në Mbretërinë e Bashkuar.
Dihet që modelet moderne të Inteligjencës Artificiale në thelb janë trajnuar tërësisht mbi të dhënat publike nga interneti. Pasi këto modele filluan të fitojnë popullaritet, interneti është bërë shumë më i rreptë në lidhje me informacionet që është i gatshëm të ndajë.
Shumë faqe të mëdha interneti tani bllokojnë inteligjencën artificiale nga aksesi i të dhënave të tyre nëse nuk paguhen për të. Ndaj, përdorimi i të dhënave publike nga platformat e rrjeteve sociale të Meta-s duket si një zgjedhje e lehtë për t’u bërë.
Autoritetet e Bashkimit Evropian nuk kanë qenë shumë të bindura për të lejuar gjigantin teknologjik të fillojë trajnimet. Ndërsa pas dialogut me Zyrën e Komisionerit të Informacionit në Mbretërisë së Bashkuar, Meta ka marrë leje zyrtare për stërvitjen e modeleve.
Por gjithçka qëndron në një bazë morale të paqëndrueshme. Shumë përdorues të internetit janë të shqetësuar për përdorimin e të dhënave të tyre në shërbim të inteligjencës artificiale.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar pothuajse çdo kompani të madhe sot që të investojë shumë në teknologjinë e re. Meta AI, për shembull, tani është e pranishme në WhatsApp. Gjithashtu vlen të përmendet Gemini i Google, Galaxy AI i Samsung dhe Apple Intelligence.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.