Ministrat europianë të energjisë “rrëzojnë” komisionin – Nuk pranohet propozimi për vendosjen e kufirit të çmimit të gazit
Nuk ka dhënë asnjë rezultat, por përkundrazi ka theksuar dhe më shumë përçarjet ekzistuese mbledhja e ministrave të energjisë së Bashkimit Europian në Bruksel.
Në qendër të bisedimeve ishte si gjithmonë cështja e vendosjes së kufirit të cmimit të gazit: propozimi i komisionit europian e fiksonte në 275 euro për megavat orë, me kushte aktivizimi aq të ashpra sa që nuk do të kishte hyrë në fuqi as në muajin gusht kur cmimet thyenin cdo rekord.
Të shumtë janë ata që do të donin një kufi më të ulët, por gjithësesi pa lënë jashtë një marrëveshje të mundshme në mbledhjen e ardhshme të muajit dhjetor. Sipas ministrers spanjolle për tranzicionin ekologjik, mekanizmi ka tre probleme serioze: konfirgurimin, cmimin dhe kushtet. Pra tre elementët më të rëndësishëm janë projektuar keq.
Një grup më i vogël shtetesh, të udhëhequra nga qeveritë e Gjermanisë dhe Vendet e Ulëta, nuk dëshiron më ndërhyrje në treg dhe vazhdon të shprehë shqetësim për impaktin e kufirit të cmimit në furnizimet e Europës me gaz.
Sipas tyre propozimi aktual i komisionit europian, për mekanizmin rregullator të tregut, është problematik. Kjo pasi ka një rrezik shumë të lartë për dëmtimin e sigurisë energjitike por dhe për qëndrueshmërinë e tregut financiar.
Por debatet për vendosjen e kufirit të cmimit të gazit mbajën pezull dhe dy mjete të tjerë kundër kostos së lartë të energjisë: sistemi i blerjes së përbashkët të gazit në nivel europian dhe mekanizmin e solidaritetit mes vendeve anëtare në rast mungese të energjisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.