Miratohet indeksimi 4.1% i pensioneve – Nis nga Tetori, Gonxhja: Do të rritet edhe bonusi i fundvitit
Diamila Leka/ Scan
Në muajin tetor pensionistët do të marrin më shumë para’, pasi Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve me 4.1%. Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja theksoi se do të jenë mbi 791 mijë pensionistë përfitues nga indeksimi.
“Ndaj me ju sot vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për indeksimin e pensioneve në masën 4.1% në që nis me pagesat e muajit tetor 2024. Nga ky vendim përfitojnë 791.257 pensionistë sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori në 721705 janë pensione nga skema e detyrueshme e pleqerisë, e invaliditetit apo familjare dhe 68613 pensione nga trajtimi dhe programe të veçanta, ish ushtarakët, naftëtarët etj. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi janë përllogariten në një milliard e rreth 693 milion lekë, ose rreth 17 milionë euro vetëm për 3 muajt e vitit 2024.”
Por në çfazë është rishikimi i skemës së pensioneve aktualisht?
“Aty ku përqëndrohemi më shumë është tek barazia mes të ardhurve që janë me pensione të njëjta por të dala nga llogaritja e nxjerrjes së vlerës së pensioneve në vite të ndryshme. Nga ana tjetër synim kryesor është të shikojmë nivelet dhe kategoritë e çfarëdo lloj pensioni, qoftë atij të pjesshëm, të cilat janë me një nivel të ulët.”
Ministri theksoi se do të rishikohet edhe bonusi i fundvitit që zakonisht ka qënë 5 mijë lekë, por pritet të jetë më i lartë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.