Nafta e nis javën në rënie – Rimëkëmbja e kërkesës në Kinë kufizon humbjet
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, por megjithatë po tregtohet pranë niveleve më të larta që nga fillimi i vitit, për shkak të optimizmit se rihapja e Kinës do të mbështetë kërkesën. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat fituan rreth 8% të vlerës gjatë javës së kaluar, fitimet më të mëdha javore që nga tetori i vitit 2023, pasi importet e naftës bruto nga Kina u rritën me 4%, gjatë dhjetorit. Ndërkohë, edhe trafiku në Kinë po vijon të rimëkëmbet pas vendimit të qeverisë për të lehtësuar masat kundër Covid-19.
Gjatë kësaj jave, Organizata e Vendeve Eksportuese në Naftës dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do të publikojnë raportet mujore dhe parashikimet për kërkesën, gjatë vitit 2023. Në fokus të investitorëve do të jetë edhe Forumi Ekonomik i Davosit, që fillon ditën e sotme dhe ku mblidhen liderët e shteteve dhe kompanive më të mëdha në botë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.