Nafta, fitime për të tretën ditë me radhë – Mbështetet nga ndalimi i rreth 450 mijë fuçive në rajonin e Kurdistanit

Nafta po qëndron në rritje për të tretin sesion me radhë, për shkak të ndalimit të eksporteve nga Kurdistani drejt Turqisë, që ka rikthyer shqetësimet në lidhje me furnizimin e tregut. Edhe lehtësimi i shqetësimeve që kanë të bëjnë me një krizë të mundshme bankare ka mbështetur tregun.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi. Edhe pritshmëritë se Rezerva Federale do të ndjekë një qasje më të kujdesshme me rritjen e interesave ka rritur mundësitë që ekonomia globale ta shmangë recesionin dhe kërkesa për naftë të jetë e fortë.
Megjithatë, në ditën e fundit nafta është mbështetur nga një vendim i arbitrazhit, që e detyron Irakun të ndalojë eksportet e rreth 450 mijë fuçive naftë në ditë nga rajoni verior i Kurdistanit nëpërmjet Turqisë, pasi nevojitet edhe pëlqimi i Bagdadit për transportimin e naftës. Ndër zhvillimet e tjera, rezervat e naftës në SHBA ranë me 6.1 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 24 maj, sipas Institutit Amerikan të Naftës. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.