Nafta i rikthehet humbjeve – Pritet të publikojë fitime javore prej mbi 5%
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të rikthimit të shqetësimeve për recesion në SHBA, por pritet të publikojnë fitime javore. Në anën tjetër, çmimet po mbështeten nga optimizmi për rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi.
Shqetësimi për një recesion në SHBA u rikthye pasi të dhënat mbi aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë treguan se numri i amerikanëve që aplikuan u rrit më shumë se parashikimet.
Gjithashtu, edhe rritja e rezervave të naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar ka shtuar mundësitë e ngadalësimit të ekonomisë më të madhe në botë, për rrrjedhojë edhe të kërkesës për naftë. Të dyja kontratat janë rritur me mbi 5%, gjatë kësaj jave, dhe janë mbështetur nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë dhe nga tërmeti në Turqi, që shkaktoi probleme me furnizimin e tregut.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.